Zbulohet data kur do të këndojë Anxhela Peristeri në Eurovision

Eurovision ka bërë publike ditën e sotme renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar.

Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs)

Renditja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs)


Shtuar 30.03.2021 21:49