Mbreti Charles III u bë zyrtarisht monarku i ri i Britanisë së Madhe menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Por ceremonia e kurorëzimit në Westminster Abbey, do të bëhet sipas traditës më vonë.
Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III është caktuar të zhvillohet më 3 qershor 2023, në Westminster Abbey, sipas Bloomberg.
Kurorëzimi i Mbretëreshës Elizabeth II u bë më shumë se një vit pasi ajo mori fronin në shkurt 1952. Ceremonia u zhvillua më 2 qershor 1953 në Westminster Abbey, kur princi i atëhershëm Charles ishte katër vjeç.
Burimet zbuluan për mediat britanike se ceremonia ka të ngjarë të jetë më e shkurtër, më e vogël dhe më e lirë se ajo e monarkëve të mëparshëm.
Përveç kësaj, Mbreti Charles III thuhet gjithashtu se kërkoi që kurorëzimi të pasqyronte diversitetin e Britanisë moderne dhe të përfaqësonte komunitete dhe besime të ndryshme që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Charles do të jetë monarku i dyzetë që do të kurorëzohet në westminster Abbey. I pari ishte Uilliam Pushtuesi, i kurorëzuar më 25 dhjetor 1066.
Charles – i cili do të jetë 74 vjeç në kohën e ceremonisë – do të bëhet personi më i vjetër që kurorëzohet mbret në historinë britanike.