Ditën e djeshme dy të dënuarit në burgun 313 në Tiranë, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan arratisjen.
Arratisja e tyre rezultoi një dështim pasi nuk arritën as të shkonin të porta kryesore ndërkohë hetimet kanë nisur pasi dyshohet se kanë pasur “ndihmesë” ose neglizhencë nga ana e gardianëve.
Burimet bëjnë me dije se arratisja e dy të dënuarëve ndodhi ditën e djeshme pasi nesër (e martë) do të transferoheshin në një burg të sigurisë së lartë, më konkretisht në Peqin.
Çekaj është i dënuar me vendim të formës së prerë me 14 vite burg, nën akuzën për trafikimin e një sasie rekord të kokainës në vendin tonë, përmes kontenierëv e me banane.
Nga ana tjetër për Pjetrin dënuar me 30 vite burg, nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca në apel, dhe të dy pritet që të futen në regjimin e ashpër 41 bis. /albeu.com/