U dështoi arratisja, Arbër Çekaj ia lë “fajin” Fatmir Pjetrit: Nuk kisha asnjë dijeni! (VIDEO)

Arbër Çekaj ka habitur me deklaratën e tij në Gjykatë tek burgu 313 pas tentativës së dështuar për arratisje.

Çekaj ka thënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurori se ky nuk ka qenë plan i mirëmenduar nga ana e tij dhe se arratisja nuk ishte e planifikuar.

Ai thotë që kishte dalë si çdo ditë për ajrosje në momentet kur ka parë Fatmir Pjetrin duke zbritur me litar dhe ka shkuar pas tij.

Çekaj se nuk e dinte që i dënuari tjetër po tentonte që të arratisjen, dhe se veprimet i ka kryer për inerci.

Dëshmia e Çekajt:

Unë nuk kam goditur asnjë polic por i ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, vetëm e kam ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin ku e pashë që po largohej.  Nuk dështoi arratisja sepse u ndaluam por sepse mendova se kjo nuk është zgjidhje.

Unë nuk jam kriminel dhe i respektoj ligjet e shtetit tim. Në të kundërt tani do isha larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftëse do të isha kriminel do të isha duke pirë kafe në Kosta Rika.

Familja ime po sulmohet nga segmente të caktuara të shtetit. Unë jam thjesht një viktimë pasi plani i arratisjes ishte I Fatmir Pjetrit, fakt që ai e pranoi edhe vetë.

Unë isha me kafe në dorë kur e pashë duke u larguar dhe e kam ndjekur në mënyrë instiktive pa e ditur kur do të shkonte…“- deklaroi Çekaj para gjykatës.

Dëshmia e Lulzim Çepeles:

I fashuar në dorën e majtë, pasi pasditen e së dielës tentoi të priste damarët sipas Prokurorisë dhe policisë së burgjeve për të ndihmuar Çekajn dhe Pjetrin për tu arratisur, Lulzim Çepele ka thënë sot para gjykatës se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen. Çepele ka thënë se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit.

“Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisjeje”. /albeu.com/

 


Shtuar 11.08.2021 12:07