Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama ka shpjeguar ate qe quhet Paketa e Rezistencës Sociale të prezantuar nga kryeministri për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve.
Ajo bën një shpjegim të detajuar se mbi kë do të bjerë barra e rritjes së pagës minimale dhe paketës së rezistencës sociale në tërësi.
Postimi i Beqirajt:
Te shpjegojme paketen e rezistences !
Rritja e pages minimale
Per 220,000 punonjes qe paguhen me page minimale rroga do te rritet nga 30,000 lek ne muaj ne 32,000 lek .
Qeveria mbledh 27.9% sigurime shoqerore mbi cdo lek shtese te pages bruto .Shtesa prej 2,000 lek e pages minimale per 220,000 punonjes, shton te ardhurat 9 mujore ne buxhet me 1.1 miliard lek .
Nderkohe qe rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek .
Te dy keto shuma (4.6 miliard) do te perballohen nga biznesi duke rritur koston e ketij te fundit . Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon fitimet , por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme e cmimeve. Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerable.
Thike me dy presa kjo puna e rritjes se pages minimale per ekonomine , por padyshim me te ardhura shtese per buxhetin .
Eshte paketa e rezistences se qeverise apo ekonomise ?
Ps. Nuk po flas per produktivitetin per puntor ….. Koncept shkencor i veshtire ne kohe rezistence!/albeu.com/