Partia Demokratike, ka thirrur mbështetësit në një tjetër protestë mosbindje civile, të hënën, 23 dhjetor.
Mësohet se protesta e PD-së, është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Burimet bëjnë me dije se do të bllokohen disa nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë.
Segmentet që do të bllokohen janë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.