Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve, synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve, janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.
Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.