Zbardhet lista e anëtarëve të PD në komisionet parlamentare

Ditën e sotme, janë publikuar emrat e deputetëve të Partisë Demokratike, që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet parlamentare.

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot listën, e cila pritet të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Secili komision ka edhe anëtarë zëvendësues që do të mbulojnë mungesat ose ndryshimet eventuale.

Disa nga kryetarët dhe zv.kryetarët e komisioneve të PD-së:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – kryetar: Luciano Boçi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – kryetar: Ina Zhupa

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – kryetar: Bardh Spahia

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – kryetar: Jorida Tabaku

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – zv.kryetar: Enno Bozdo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – zv.kryetar: Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – zv.kryetar: Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – zv.kryetar: Blend Himçi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – zv.kryetar: Xhelal Mziu

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – zv.kryetar: Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – zv.kryetar: Ivi Kaso


Shtuar 24.09.2025 11:19