Janë zbardhur disa prej propozimeve për president në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.
Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.
Ai ka qenë gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.
Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Ndërsa deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish gjeneralin, Dritan Demirajn.
Ndërkohë pritet edhe konsensusi nga ana e Partisë Socialiste, që njëri prej tyre të marrë aprovimin për president./albeu.com/