Zaev pas takimit me opozitën shqiptare: Jemi për zgjidhje të përhershme për çështjen e shtetësisë

Përfundoi takimi mes koordinatorëve të opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zaev.

Pas takimit kryeministri Zaev, theksoi se në takim është biseduar vetëm për Ligjin për shtetësinë, duke shtuar se janë për zgjidhje të përhershme dhe në pajtim me rregullativa evropiane.

“Ditëve në vazhdim do të punojmë intensivisht që të arrihet deri tek një zgjidhje e qëndrueshme sa i përket çështjes së shtetësisë.

Në këtë mënyrë do të konfirmojmë të gjithë se jemi për zgjidhje të përhershme, dhe kjo të jetë në pajtim me rregullativat evropianë për shtetësinë”, tha Zaev, pas takimit me koordinatorët e opozitës shqiptare.


Shtuar 31.03.2021 19:19