Zaev ndryshon mendim: Ende nuk dihet nëse do të tërhiqem nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk dihet ende nëse do të tërhiqet nga posti që mban apo do të dëgjojë partnerin e koalicionit BDI që ta përfundojë mandatin deri në vitin 2024.

Zaev thotë se e gjithë kjo varet nga bisedimet me Alternativën dhe Bullgarinë.

“Së pari duhet të përfundojnë bisedimet për shumicën parlamentare me Alternativë”, tha ai për TV Telma.

Sipas Zaev, Alternativa do të hynte në qeveri për të siguruar shumicë te qëndrueshme për shkak të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se Zaevit i është bërë thirrje që të mos tërhiqet nga posti i kryeministrit për të mos rrezikuar proceset euro-integruese në të cilat është i përfshirë aktualisht vendi./albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 19:34