Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar në shqip të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.
Urimin, ambasadorja e ka bërë në rrjetet sociale ku ka postuar edhe disa foto me qytetarë të ndryshëm në zonën e liqenit artificial të Tiranës ndërsa në maskë lexonte VOTO si një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.
Madje ajo ka vendosur edhe një verore për të respektuar traditën.
“Sa kënaqësi të bashkohem me bashkëqytetarët e Tiranës në pritjen e shenjave të para të Pranverës. Shumë biseda interesante më dhanë shumë për të menduar. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të folur ose thjesht të bënin një foto të bukur së bashku. (Unë gjithashtu ndava disa maska “Gratë Votojnë”, pjesë e një fushate nga ambasadorët gra në Shqipëri.) Gëzuar Ditën e Verës”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Instagram.