Kualifikimi në EURO 2016 ishte dhe mbetet padyshim një nga arritjet më të mëdha të futbollit shqiptar.
Miliona shqiptarë u bënë krenarë, për kualifikimin e më pas edhe për performacën e “kuqezinjve” tanë që më pas u cilësuan si heronj e shkuan deri tek pasaporta diplomatike.
Tani gjërat duket se kanë ndryshuar. Jo për skuadrën, për në perceptimin që ka qeveria për ata.
Në ditën kur përfaqësuesja kuqezi do të luante sfidën kundër San Marinos, në Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i kujton Federatës Shqiptare, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor I këtij viti.
Në letër bëhet e ditur se futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.