Juventusi nuk gjen qetësi, vazhdon të ketë probleme me dëmtimet

Mesfushori i Juventusit, Arthur, ka të ngjarë të humbasë derbin kundër Torinos pasi kushtet e tij fizike mbeten një çështje shqetësuese për Bianconerët.

Ai humbi gjashtë ndeshje para se të kthehej në aksion, por sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, braziliani nuk është ende 100 për qind i aftë.

24-vjeçari ende ndjen dhimbje dhe nuk pritet të luajë në derbin kundër Torinos të shtunën raporton La Gazzetta dello Sport.

Juventus po shpreson që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen kundër Napolit të mërkurën.

Rodrigo Bentancur dhe Weston McKennie mund të jetë dyshja e mesfushës së Bianconerëve kundër Granata.

Arthur u bashkua me Juventusin në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic verën e kaluar. Ai ka një gol në 26 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Shtuar 1.04.2021 01:04