Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku foli për eksperiencën e tij në reality show dhe për rrugëtimin që e çoi drejt fitores. Gjatë bisedës, ai ndau me publikun edhe planet që ka për të ardhmen, duke treguar se dëshiron të vazhdojë me projekte të reja në muzikë dhe në karrierën artistike.
Si pjesë e formatit të emisionit, të ftuarit shpesh performojnë live në studio. Edhe Londrimi vendosi të sjellë një moment muzikor për publikun, duke interpretuar dy nga këngët e tij më të njohura, “Prek” dhe “Maria”.
Megjithatë, performanca e tij nuk kaloi pa u komentuar në rrjet.
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” dhe finalisti i tretë i një edicioni të mëparshëm, Xuxi, reagoi publikisht në Instagram, duke bërë një koment që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
“Më fal vëlla ama s’je në tonalitet!!? As Meritoni me ‘brr’ nuk mundet me të ndihmu?! Ama je simpatik djalë”, shkroi ai.
Ky reagim i Xuxit u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxiti diskutime të shumta mes fansave të “BBVK”, të cilët ndanë mendime të ndryshme për performancën e fituesit.

Në pak kohë, komenti u kthye në një nga momentet më të komentuara nga intervista e Londrim Mekajt.
