Edhe pse gjithçka mes tyre dukej e mbyllur prej kohësh, një detaj i vogël ka ndezur sërish rrjetin.
Xheneta Fetahu është shfaqur në videoklipin e këngës së Adrit dhe Ilrianës “Haram”, ku në një moment del duke mbajtur në përqafim një bluzë të zezë teksa preket dhe derdh lot. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë me teoritë e tyre.
Në rrjet u aludua menjëherë se kjo bluzë është kujtim nga Gjesti, “pasi që gjatë qëndrimit në ‘Big Brother’ ai ia kishte dhuruar si kujtim personal.”
Komente, aludime, fansa që flasin për një rikthim të mundshëm – ndonëse mes tyre gjithçka duket se ishte mbyllur prej muajsh. Por tani, situata tingëllon krejt ndryshe.
A është kjo thjesht nostalgji… apo diçka po rihapet mes tyre?
Publiku pret lëvizjen e radhës — dhe duket se Xheneta sapo ua dha një arsye për të spekuluar sërish. Drama nuk mbaron kurrë!

 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						