Xhaçka për Berishën: I njëjti njeri që furnizonte me naftë Millosheviçin, sot po bën lojën e Putinit

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e ka cilësuar lojë të Putinit, deklaratat e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sipas saj nuk humb kohë të nxijë Shqipërinë. Xhaçka tha në Kuvendin e Shqipërisë se e gjithë bota ashtu si dhe Shqipëria po përballen me krizën që po pason nga lufta në Ukrainë, ndërkohë që vetëm opozita shan.

“Sot lojën e Putinit e bën i njëjti person që në kohën e luftës në Biosnjë theu embargon dhe furnizonte me naftë Millosheviçin. Shqiptarët e dinë shumë mirë se nëse tek ne çmimet janë rritur me përqind në Europë janë rritur me fish”, tha Xhaçka./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 19:48