Xavi refuzon Dortmundin dhe Brazilin për Barcelonën?

Xavi Hernandez ka refuzuar Dortmundin dhe Brazilin.

Ai vazhdoi kontratën me Al Saddin deri më 30 qershor 2023, por në atë marrëveshje ka një klauzolë e cila e liron nga detyra nëse Barça i bën ofertë për postin e trajnerit.

Para se ta vazhdonte marrëveshjen me klubin nga Katari, Xavi i kishte dy oferta të mëdha, nga Borussia Dortmundi dhe Kombëtarja e Brazilit.

Dortmundi i kishte ofruar kontratë 3 vjecare, ndërsa Brazili ia kishte ofruar mundësinë për të qenë ndihmëstrajner i Tites gjatë Kampionatit Botëror 2022, para se të emërohej trajner pas botërorit.

Xavi i refuzoi të dy ofertat sepse, sipas mediave spanjolle, në mendjen e tij janë vetëm dy klube: Al Saddi dhe Barcelona.

Joan Laporta, paralajmëroi ndryshime rrënjësore në Camp Nou në përfundim të këtij sezoni dhe sipas mediave atje, Xavi është i parapëlqyeri i tij për postin e trajnerit. /albeu.com/

 


Shtuar 19.05.2021 11:08