Luftimet në Lindje, mbrojtja izraelite: Nuk ka armëpushim

Burime për BBC pranë mbrojtjes izraelite kanë thënë se nuk do të ketë armëpushim.

“Operacioni i IDF do të vazhdojë sa më intensivisht të jetë e mundur. Ende nuk ka armëpushim në tryezë”, tha një zyrtar për BBC të mërkurën.

Lexo edhe: Vazhdojnë luftimet në Lindje, Izraeli: Kemi në shënjestër shtëpinë e komandatëve të Hamasit

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë mbi 220 të vrarë, mes tyre 63 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,500 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 11:04