Lirim Kastrati rikthehet pas 253 ditësh në fitoren ndaj Tiranës: pritje, sakrificë, dhimbje dhe punë

Pas 253 ditësh larg fushës për shkak të një dëmtimi të rëndë, Lirim Kastrati u rikthye në Klasiken e Shqipërisë, ku Vllaznia mposhti Tiranën 2-0 në “Loro Boriçi”. Sulmuesi luajti minuta të rëndësishme në pjesën e dytë, me besimin e trajnerit Csaba Laszlo.

Rikthimi e emocionoi Kastratin, i cili shkroi për të në profilin e tij në Instagram. Ai i përshkroi 253 ditët e mungesës si një periudhë pritjeje, sakrifice, dhimbjeje dhe pune, si dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën.

Të lidhura

None found

Tani Kastrati e ka lënë pas dëmtimin dhe është përqendruar te ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Për Laszlon, rikthimi i sulmuesit në formën e tij 100% është një lajm i mirë në përpjekjet për ta nxjerrë Vllazninë nga momenti i keq dhe për ta larguar nga zona e ftohtë.


Shtuar më 25.10.2026 18:24