Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë

Pas vendosjes së reciprocitetet për targat në Kosova ka pasur shume tensione mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti insiston se, vendimi për targat ndryshon vetëm nëse edhe Serbia i heq, ndërsa kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vazhdon të jetë kundër, duke shtuar se Kosovën nuk do ta njohin si shtet.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiç./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 18:13