Vuçiç: Nëse ndonjë shtet njeh pavarësinë e Kosovës, nisim fushatën për çnjohje

Presidenti i Kosovës Aleksandër Vuçiç, ka rhënë se në rast se ndonjë shtet do të njohë Kosovën, Serbia në atë moment do të nisë fushat për të kërkuar nga vendet që e kanë njohur ta zhbëjnë atë vendim.

Vuçiç  tha se ky “armëpushim” do të zgjasë deri në shtator në respekt të moratoriumin 1-vjeçar të firmosur më 4 shtator në Uashimgton, nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti dhe Vuçiçi.

“Kjo do t’ju zgjasë deri në shtator. Por, nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”, ka thënë Vuçiç./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 15:04