Vuçiç niset për në Kinë, pjesëmarrës në forum dhe presidenti Putin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, janë nisur këtë të hënë për në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Belt and Road”, i cili fillon nesër në Pekin.

Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.

Vuçiç paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.

I pranishëm do të jetë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Kjo do të jetë dhe vizita e parë jashtë Rusisë që nga nisja e luftës për Putin.

Putin do të marrë pjesë në Forumin “Brez dhe Rrugë” në Pekin më 17-18 tetor, udhëtimi i tij i parë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që prej marsit kur Gjykata Ndërkombëtare Penale me bazë në Hagë lëshoi një urdhër për të mbi dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt 2022 kur Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftimin tokësor më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./Albeu.com 


Shtuar 16.10.2023 09:41