Kërcënoi me vdekje Aleksandër Vuçiç, i vihen prangat

Policia e Serbisë ka prangosur një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar presidentin Vuçiç me vdekje.

Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, të cilat thonë se arrestimi i tij është realizuar mbrëmjen e djeshme.

Personi i arrestuar, e kishte kërcënuar presidentin Vuçiç, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Ai është marrë në pyetje Proruroria në Beograd.

Sipas Tanjug, personi i arrestuar e ka pranuar kryerjen e krimit, megjithatë është mbrojtur duke thënë se nuk e ka përdorur teraprinë e përshkruar nga mjeku, shkruan Gazeta Express.

Pas paraqitjes së tij në gjykatë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata për ta ndaluar.

Personi me inicialet N.S, nga Beogradi, e ka prezantuar veten si një ish-aktor amator dhe tekstshkrues këngësh. Ai kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.