Vuçiç në Tiranë, Sali Berisha zbulon “planin” me Ramën: Duan të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës

“Ky është një projekt përmes të cilit Vuçiç dhe Rama e kanë rrethuar Kosovën dhe duan t’i asgjësojnë pavarësinë asaj…”

Ish-kryeministri Sali Berisha po flet në këto momente në protestën e tij të thirrur para Kryeministrisë kundër vizitës së Vuçiç në Shqipëri.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se kjo është një protestë mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare.

Sali Berisha: Me këtë protestë ngrihemi në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare, kemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazëm të Beogradit-Tiranës-Shkupit. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal; ne jemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal në kuadër të integrimit euroatlantik.

Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit përpos Beogradit. Jemi kundër një projekti i cili ëhstë refuzuar nga 3 shtete të Ballkanit dhe është shpallur si kërcënim nga Kroacia.

Ky projekt do të vendosë hegjemoninë serbe në rajon. Në fillimit e tij ky projekt donte të mashtronte kombet e Ballkanit dhe më vonë mori emrin Ballkani i Hapur duke nderuar autorin Soros, i cili nuk nguronte të promovonte ndarjen e Kosovës në baza etnike.

Ky është një projekt përmes të cilit Vuçiç dhe Rama e kanë rrethuar Kosovën dhe duan t’i asgjësojnë pavarësinë asaj. /albeu.com/

 


Shtuar 20.12.2021 17:50