Shenjat kafe në fytyrë kërkojnë shumë kohë për t’i trajtuar. Megjithatë, përpos produkteve tregtare, që shpeshherë mund të jenë të shtrenjta, ka disa mënyra natyrale që ndihmojnë me këtë problematikë. Shihni më poshtë tre maska natyrale me përbërës që tashmë i keni në shtëpi:
Maskë me limon, mjaltë dhe vaj ulliri
Një maskë me limon, mjaltë dhe vaj mund të zbardhë njollat kafe në fytyrë dhe trup. Përzieni gjysmë lugë gjelle lëng limoni, gjysmë luge mjaltë natyral dhe gjysmë lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër. Aplikojeni këtë përzierje si maskë në zonat problematike dhe lëreni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Maskë me limon dhe të bardhë veze
Rrihni një të bardhë veze me 1 lugë gjelle lëng limoni me një rrahëse ose mikser. Aplikojeni përzierjen në vendet ku keni shenjat dhe lëreni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën dy deri në tre herë në javë. Përveç njollave, kjo maskë do ta bëjë lëkurën më elastike.
Maskë me limon dhe aloe vera
Përzieni 1 lugë gjelle mjaltë natyral, 1 lugë gjelle xhel aloe vera dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Aplikojeni këtë përzierje në zonat problematike për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni. Përsëriteni tri herë në javë.
Kjo maskë është e mirë jo vetëm për vetitë e saj zbardhuese. Ndihmon në luftën kundër njollave të pigmentit, dhe gjithashtu freskon në mënyrë të përkryer, hidraton dhe i jep lëkurës një shkëlqim.