Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Bickendrof të Gjermanisë. Mësohet se i riu, i cili kishte ardhur në Këln për të vizituar një familjar të tij, u palgos rëndë para një klubi mëngjesin e së hënës. Për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Autopsia ka treguar se viktima është vrarë “duke përdorur një objekt të mprehtë”. Prokurori publik nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje për shkak se hetimet vazhdojnë.
Mediat e huaja shkruajnë se është e paqartë nëse sherri mes tij dhe një 20-vjeçari, që dyshohet të jetë autori, ka nisur në festën e Halloëeenit në klubin e natës apo kanë qenë rastësisht para klubit.
Policia e Këlnit po kërkon të dhëna të mëtejshme për të dyshuarin./albeu.com