Horgito Peqini autori i vrajes së 33 vjeçarit, Madrit Ulqinaku është arrestuar ditën e sotme pasi ishte në arrati që prej mbrëmjes së 17 gushtit kur kreu krimin.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë në Peqin, ndërsa bëhet me dije se gjatë momentit kur i janë vënë prangat nuk ka bërë rezistencë.
Gjatë kohës që 18 vjeçari ka qenë në arrati për krimin e kryer, familjarët e tij janë paraqitur çdo ditë në komisariatin e Elbasanit duke shprehur se donin që ai të arrestohej për krimin e bërë.