Vrau Liridonën në sy të fëmijëve, autori zbërthehet para policisë: Naimi më pagoi 30 mijë euro për t’i qëlluar gruan

Pas arrestimit nga policia e Kosovës, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava ka deklaruar edhe shumën sa u pagua nga bashkëshorti i të ndjerës për të kryer krimin.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Policia e Kosovës arrestoi edhe bashkëshortin e 33-vjeçares si të implikuar në vrasje.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit.


Shtuar 1.12.2023 18:30