Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e ish-efektivit Ludjan Zaimi.
Zaimi vrau kolegun e tij Caush Valiasi në ambientet e komisariatit Nr.3 pasi ky i fundit e kishte bullizuar.
Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë që 25-vjeçari zgjodhi të heshtë. Gjykasi që e la në burg kërkoi një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, pasi dyshohej se ai mund të vuante nga probleme mendore dhe kështu mund t’i shpëtonte dënimit, por sipas ekspertizës i riu rezultoi në gjëndje normale./albeu.com