Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për policin Ludjan Zaimi.
Ludjan Zaimi akuzohet për vrasjen e kolegut te tij Caush Saliasi, ngjarje e ndodhur një vit më parë.
25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba.
Mbrojtja e Zaimit ka paraqitur edhe argumenta sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet. /albeu.com/