Akuzohet për vrasjen e kolegut, shtyhet seanca për efektivin Ludjan Zaimi

Seanca e parë ne ngarkim te efektivit Ludjan Zaimi, i akuzuar për vrasjen e kolegut te tij Caush Saliasi, ne ambientet e komisariatit Nr.3 nuk është zhvilluar. Shkak i shtyrjes se kesaj seance u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, pasi ai nuk u paraqit. Ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 nëntor.

25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen dhe në datën 2 nëntor, ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe argumenta sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet. Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve. /