Është zbardhur në gjykatë dëshmia e Valon Aliut, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes së tij Erona Cokli ditën e djeshme në Ferizaj.
Ai tregoi se në qendrën Sociale ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë kishte shkuar të merrte djalin i cili kishte pasur probleme shëndetësore, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.
Sipas Aliut, pas debatit me ish-bashkëshorten e kishte çuar djalin në banesën e tij dhe ishte rikthyer në vendngjarje ku kishte patur një debat me të ndjerën. Pas ngjarjes së rëndë, Aliu ka rrëfyer se kishte tentuar të vriste edhe veten por nuk kishte më plumba në pistoletë.
“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit. E kam marr djalin e kam dërguar në shtëpi, me ja pre floktë, fillimisht e dërgova në shtëpi për t’u qetësuar edhe motrat e mia donin ta shihnin. Tani pa fëmijën kam shkuar të merrem vesh me zyrtaren e QPS-së, për fyrjet dhe ofendimet që mi ka bërë përmes rrejtit social instagram ajo (viktima) që pastaj të ia sjellë djalin. Por, në bisedë e sipër me ish bashkëshorten në prezencë të zyrtarës ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapë për krahu. Unë hina brenda e më tha uluni e merruni vesh, folni qetë. Se tha ska qate pa ti cu fotografitë e më ka thënë bima djalin e vëllai i saj më tha dalim jashtë”-mësohet të jetë shprehur Valon Aliu.
Në përfundim të seancës gjykatësi caktoi 30 ditë paraburgim për Valon Aliun.
Lajmi në përditësim…