Vrau djalin e tij shqiptar me th*kë, dëshmitë e frikshme: Matias tentoi të largohej me vrap nga “kthetrat” e babait

Një fëmijë me origjinë shqiptare u vra pak ditë më parë nga i ati i tij në Itali.

Ngjarja ka tronditur gjithë opinionin publik në vendin fqinj dhe mediat përtej Adriatikut kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Viterbo, ku polaku Mirko Tomkoë 44-vjeç i martuar me një vajzë shqiptare u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.

Një fqinj i familjes tregoi të gjithë skenën me dëshmi rrëqethëse.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur.

Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112” tregoi ai.

Ende mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë. A e hapi fëmija derën? Apo Mirko Tomkoë kishte ende një çelës me vete?

Hetimi është kompleks. Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë” tha ai. Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur./albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 18.11.2021 18:38