Xhevahir Hoxha, 61-vjeç vrau mesditën e sotme bashkëjetuesin e djalit të tij, Merushe Azizin 30-vjeç duke e masakruar me thikë dhe më pas vari veten në një pemë pas banesës së tij.
Sipas fqinjëve, Hoxha e kishte paralajmëruar disa herë këtë krim, pasi nuk pranonte që djali i tij të fuste në shtëpi Merushen.
Mësohet se djali kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë, por ishte ndarë për të marrë Merushen me 3 fëmijë.
Që prej gati 2 vitesh, ardhja e Merushes në familje kishte shkaktuar konflikte të vazhdueshme./albeu.com