Vrau bashkëfshatarin pas sherrit për pronën, arrestohet autori

Policia ka vënë në pranga shtetasin Alton Ismajisufi pasi qëlloi për vdekje shtetasin Isat Gocaj, pas një konflikti për pronën.

Shtetasi që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është autori i vrasjes në Tropojë. Burimet bëjnë me dije se autori dhe viktima janë banorë në të njejtin fshat, Çerem.

Ismajisufaj, punonjës i zjarrëfikëses, u vu në pranga nga Policia e Shtetit vetëm pak orë pas krimit të rëndë, menjëherë pas të cilit u arratis nga vendngjarja.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesë, Ismailsufit iu gjet dhe arma tip pistoletë me të cilën ai kreu krimin.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 


Shtuar 4.09.2021 17:52