STATISTIKË/ Në tre ndeshje këtë sezon, Pogba regjistron më shumë asistime se Jorginho në 99 ndeshje me Chelsea

Jorginho, ylli i Chelsea dhe i kombëtares Italianë ka regjistruar një sezon fantastik, si në aspektin personal edhe në atë kolektiv.

Pavarësisht sukseseve, Jorginho nuk veçohet edhe aq shumë për statistika impresive individuale, për gola apo asistime, ndoshta për faktin se pozicioni i tij është më i tërhequr, duke luajtur si një mesfushor që nuk e ka lirinë aq të madhe të avancoj përpara.

Italiani në 99 paraqitje në total me Chelsean në Premier Ligë ka vetëm tre asistime, duke i shtuar edhe 13 gola.

Nëse përdorim një shkallë krahasuese mes dy mesfushorëve, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka regjistruar pesë asistime vetëm këtë sezon të ri me klubin në Premier Ligë, në tre paraqitje.

Ndonëse pozicioni i Pogbas është më ofanziv i cili ka lirinë më të madhe për të avancuar më përpara, kjo sërish është një gjë fantastike nga francezi, i cili pesë asistime i kishte regjistuar vetëm pas dy paraqitjeve të para të këtij edicioni të ri, duke u bërë lojtari i parë në histori të kompeticionit që e bën këtë gjë pas dy paraqitjeve.

Mesfushori francez i djajve në 140 paraqitje në total në Premier Ligë me United, ka regjistruar 34 asistime dhe 28 gola.


Shtuar 4.09.2021 17:55