Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69-vjeç, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në mesditë në fshatin Shkallnur.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku i riu u shfaq fillimisht i qetë dhe i buzëqeshur para gjykatës.
Prokuroria përfaqësohet nga Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika.

