Vrau 45-vjeçarin se i kishte gërvishtur makinën, gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Bashaliu i cili vrau 45-vjeçarin Ylber Xhahysa s

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor, në fshatin Gjocaj dhe shkak është bërë një gërvishtje makine, e ndodhur 5 vite më parë.

Xhahysa, 45 vjeç, u qëllua për vdekje me 4 plumba.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, ka thënë në dëshminë e tij autori i vrasjes. /albeu.com

 

 


Shtuar 12.06.2021 10:42