Vrau 4 nxënës në ambientet e shkollës, 15-vjeçari në Miçigan akuzohet si i rritur

I dyshuari për të shtënat me amë zjarri në Miçigan do të përballet me akuzat për terrorizëm dhe vrasje të shkallës së parë , pasi la të vdekur brenda ambienteve të shkollës 4 nxënës  dhe plagosi 7 të tjerë.

Prokurorët akuzuan të mërkurën nxënësin e shkollës së mesme të Oksfordit, Ethan Crumbley, 15 vjeç, si i rritur.

Ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar motivin e sulmit.

Viktimat e ngjarjes së rëndë janë  Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldëin, 17, Hana St Juliana, 14 dhe Justin Shilling, 17.

Duke shpallur akuzat të mërkurën, prokurorja e Oakland County Karen McDonald tha se zyra e saj kishte “një mal me prova digjitale” për të treguar se i dyshuari kishte planifikuar sulmin “shumë përpara incidentit”.

Një shembull i tillë është një video e të dyshuarit një natë para të shtënave, në të cilën ai diskuton vrasjen e nxënësve.

McDonald tha se adoleshenti do të përballet me një akuzë për terrorizëm, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri, me akuza të mëtejshme të mundshme ndërsa hetimi do të shpaloset.

I dyshuari do të transferohet nga një qendër paraburgimi për të mitur në burgun lokal të qarkut, ku do të mbahet pa garanci./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 15:35