Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta kishte rrëfyer të kaluarën e vëllait të tij, Qëndrim Januzi, i cili po dyshohet se vrau një person mbrëmë në qytetin e Ferizajit.
Buta në një intervistë për T7 në vitin 2018 kishte treguar se si vëllai i tij ishte dënuar për një tentim-vrasje dhe kishte mbajtur 3 vjet burg.
“Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjuajtur me allti, ka mbajt tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016”, kishte thënë ai.
Reperi poashtu kishte thënë se kanë pasur vazhdimisht probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.
“Kemi pasur probleme të mëhallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”, kishte thënë ai.
30-vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person poashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.
Januzi ndryshe është edhe vëllai i rep këngëtarit ferizajas Betim Januzi i njohur me nofkën Buta
Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.
I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë./express