Vrasja për pronën në Lushnjë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia ka vënë në pranga 49-vjeçarin Kastriot Hasalla i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Lushnjë, ku u vra Romeo Hasalla 30 vjeç dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

“Arrestohet autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, Lushnjë. Në vijim të punës intensive dhe kontrolleve të pandërprera që prej mëngjesit të datës 29.07.2021 deri ditën e sotme, në banesa dhe në zona ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori i tretë i ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, K. H., 49 vjeç, banues në Garunjas, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kutojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa me 29 korrik rreth orës 06:30. Konfikti për pronën ka bërë vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla të qëllojnë me armë gjahu mbi Shuaip Hasallën dhe tre djemtë e tij, Romeos, Emiljanos dhe Laertit.

Romeo ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa tre të plagosurit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dy familjet mësohet se kishin konflikt prej vitesh për pronën e një toke. Ata janë konfliktuar verbalisht edhe disa ditë më parë, por mëngjesin e sotëm sherri degradoi në tragjedi.

Si ndodhi ngjarja:

Shuaip Hasalla dhe tre djemtë e tij kanë shkuar sot në mëngjes të punojnë tokën. Më pas aty kanë mbërritur me çifte Kastrioti dhe Afrimi, të cilët kanë hapur zjarr.

Viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 14:27