Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme, 10 maj, në Vlorë. Mësohet se viktima Bledar Birçaj, ka qenë i armatorsur.
Në makinën e tij, që u bë shoshë nga plumbat, është gjetur një pistoletë. Për shkak se autorët e ngjarjes vepruan shpejt, ai nuk ka arritur dot të kundërpërgjigjet.
Lexo edhe: Pamje të frikshme! Si u vra me breshëri plumbash vlonjati nga dy ekzekutorët me maska (VIDEO)
Deri më tani, policia ka shoqëruar më shumë se 15 persona, ndërsa autorët nuk janë kapur ende. Dyshohet se makina e tyre mund të jenë fshehur në ndonjë garazh, pasi nuk ka asnjë gjurmë të saj.
Shoqëruesi i viktimës, G.D., i cili është punonjës policie ka dëshmuar në komisariat dhe është shprehur se ishin dy persona të maskuar që i zunë pritë dhe menjëherë qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ishte në dijeni të një konfikti të fundit./albeu.com
Lexo edhe: Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë, zbardhet dëshmia e shoqëruesit