Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Mësohet se Eduart Danaj, 50-vjeç, nga Vlora, i cili është ish-bashkëshorti i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri.
Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.
Trupi i 40-vjeçares, u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.