Detaje të reja kanë dalë në dritë , lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dei Carpini Paderno del Grappa, të dielën e 21 janarit ku u gjet i vrarë me thikë 39-vjeçari shqiptar, Bledar Dedja.
Mediat italiane, shkruajnë se në pistën e hetimeve është përfshirë edhe një grua me të cilën viktima ishte njohur 2 vite më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me të.
30-vjeçarja shqiptare, e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie Bledar Dedjan, është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka pranuar se është takuar me të ndjerin, që prej 2 vite më parë.
Një ndër pistat që po hetohet, është që Dedja të ketë qenë i shoqëruar edhe nga dikush tjetër në momentin që është goditur me thikë pas shpine.