Vrasja e Sabrinës mund të ishte parandaluar! Autori e kërcënoi që në burg me vdekje, policia e dinte

Vrasja e Sabrina Bengaj, vajzës së re, 23-vjeçare e cila u vra nga ish-bashkëshorti ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni të një telefonate që Elton Metaj, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e Sabrina Bengajt, e kishte kërcënuar këtë të fundit.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu ka telefonuar Bengajn dhe i ka thënë së do të dilte nga aty dhe do ta vriste.

“Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’.

Pas kësaj telefonate dhe një diskutimi me familjen e saj, Bengaj është drejtuar për në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin. Autoritetet kanë qenë në dijeni të kësaj telefonate,”- tha Hoxha. /albeu.com/

 


Shtuar 15.09.2021 21:19