Vrasja e Roan Brahimi në Greqi, dalin pamjet e para pas ekzekutimit mafioz

Skenat e terrorit dhe panikut, që mbizotëruan pak minuta pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Bajron, janë regjistruar nga kamerat.

Në videon e postuar nga mediat greke, dëgjohen sirenat e policisë, ndërsa në vendngjarje afrohet një turmë njerëzish.

Videoja është marrë nga një pallat në zonën ngjitur me parkun ku ndodhej fëmija i viktimës.

Njëkohësisht, theksohet se 32-vjeçari njihej për aktivitetin e tij në autoritetet e Shqipërisë, pasi ishte mjaft aktiv në aktivitete të ndryshme kriminale.

32-vjeçari i shpallur në kërkim, sipas autoriteteve shqiptare, ishte anëtar i një bande me qendër në qytetin e Lezhes.

Roan Brahimi, njihej si rival i ish-bosit të basteve sportive Ervis Martina, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Zhdukja e Martinajt, ka sjellë një zinxhirë atentatesh me disa viktima në Shqipëri.


Shtuar 10.05.2024 14:15