Vrasja e Pjerin Xhuvanit, sot u dëgjuan në Gjykatë 5 dëshmitarët e parë, çfarë rrëfyen

U dëgjuan sot në Gjykatën e Elbasanit dëshmitarët e parë të vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti I vrarë më 21 prill të 2021-it, vetëma pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Albeu.com mëson se sot janë dëgjuar pesë dëshmitarë, ndërsa mësohet se seanca e radhës u shty më datën 1 shkurt.

Sakq seanca e sotme u mbajt me dyer të mbyllura. Dëshmitarët kanë treguar dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se dëshmitarët kanë qenë persona që ndodheshin në Elbasan si struktura e mbrojtjes së votës nga radhët e PD.

Kujojmë se autori kryesor i akuzuar për varsjen e Pjerin Xhuvanit është Arbër Paplekaj.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit

Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia, ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka nisur fill pasi forcat “Shqiponja” mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit.

/albeu.com/ 


Shtuar 20.01.2023 15:49