Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan dhe Korçë, në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan kanë ekzekutuar 8 masa sigurie për punonjës policie të cilët kanë qenë në ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit me 21 prill 2021.
Bëhet me dije se 2 policë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë lënë me arrest shtëpie, ndërsa Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu janë pezulluar nga detyra.
Të lidhura
None found
Akuza e ngritur mbi të akuzuarit është “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarim të rremë.
Ende pritet një njoftim zyrtar nga AMP lidhur me rastin.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit:
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, ka mbetur i vrarë më 21 prill të vitit 2021 pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona.
Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.
Sekretari i PD-së Gazment Bardhi tha se ngjarja kishte ndodhur si përshkallëzim i një përpjekje për të ndaluar “një rast shit-blerjeje votash” ku përfshihej “një grup kriminal të mbështetura nga PS”. Bardhi tha se struktura e PD-së për “Mbrojtjen e Votës” kishte marrë sinjalizime se një person i quajtur Met Dafllaku po mblidhte karta identiteti dhe po shpërndante para./albeu.com
