Gjykata e Apelit do të rikthejë në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani tre ditë para zgjedhjeve.
6 policët në fjalë kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan, nga një nga badigardët e PD-së.
Bëhet fjalë për Dedion Durakun me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” DVP Elbasan, Pëllumb Biçakun me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, Erion Ballën me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan , Erion Meçje, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan , Donald Dedjen me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, dhe Besnmir Kadiun me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan
Nga nesër ata do të rikthehen në punë, pasi ditët e fundit Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e .Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan.
Vendim i cili u mor nga kjo gjykatë pas kërkesës që prokuroria e Elbasanit bëri për pezullimin ga detyra dhe hetimin në gjendje të lirë të 6 punonjësve të policisë së Elbasanit.
Gjykata e Apelit ka vendosur që 6 punonjësit të rikthehen sërish.